Lladrovci sërish i reagon Selimit, ia përmend edhe vrasjen e Zahir Pajazitit

E publikuar: 04/03/2016 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Ramiz Lladrovci sërish ka reaguar ndaj një interviste që deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka dhënë për një gazetë në Prishtinë.

Në reagimin e tij që Lladrovci e ka quajtur të detyruar ia përmend sërish disa gjëra Selimit që kanë nodhur gjatë luftës. Ndër të tjera ai ia përmend edhe kundërshtimin që Selimi si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka pasur për Fehmi Lladrovcin dhe Bekim Berishën-Abejën për të marr pozita komanduese.

Lladrovci në reagimin e tij të gjatë në Facebook kërkon po ashtu nga Rexhep Selimi të sqarojë se si ra në pritë Zahir Pajaziti me shokë në vitin 1997 dhe se si shumë pjesëtarë të UCK-së u arrestuan asokohe.

Lexojeni reagimin e plotë të Ramiz Lladrovcit

REAGIM I DETYRUAR,

kam qene shumë i sinqertë kur kam deklaruar se debati mes Rexhep Selimit dhe meje ( nesh) është i ezauruar për mua. Kam deklaruar se kjo ishte një çështje mes dy përsonave, të cilët nuk kishin nevojë as për arbitër e as për gjyqt ar.

Kam menduar se kjo thënie e imja, për ezaurim të debatit, nuk do të keqkuptohej nga Rexhep Selimi, por kam qenë i gabuar. Ndaj, duke marrë shkas nga intervista e tij, ne Zeri, sot 04.03.2016, ndjehem i detyruar të bëj reagimin tim, si më poshtë:

1. Rexhep Selimi, çështjet që kam ngritur unë janë të vitit 1997/98 dhe jo të ditëve të sotit. Kjo ka të bëjë me ty, përsonalisht, dhe kot e ngatërron në këtë mes strukturën politike ku je pjesë: Lëvizja vetëvendosja.

Si çdo strukturë tjetër politike në Kosovë, edhe po të mos isha në një detyrë shtetërore, unë e respektoj dhe i dëgjoj me vemendje deklarimet e saj politike, dhe, siç e di krejt mirë, nuk kam reaguar as ne mbështetje e as në kundërshtim të tyre. Aq më tepër që VV është parti parlamentare, që gëzon besimin e një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.

Ngutja jote për t futur në këtë debat edhe organizatën ku bën pjesë është fshehje, sepse askush nuk mund të të bëhet çadër për gabimet apo fajet e tua në vitin 1997 e 1998.

Ndoshta jam gabim, por mendoj se edhe VV duhet të jetë matur shtatë herë kur të ka pranuar si antar të saj.

2. Nuk më intereson fjala jote se qenkam kartë e Hashim Thaçit. Unë, Rexhep, kam bërë publike disa fakte të majit 1997.

Të kam ftuar publikisht, jo si kartë, që merr ku të duash, cilin të kesh më të besuar dhe hajde e dëgjo inçizimet. Edhe per ate rast, edhe per raste të tjera. Nuk ke ardhë dhe, dhe, si e marr me mend, nuk do të vish.

Meqenëse nuk u je përgjigjur problemeve që kam ngritë unë, unë e quaj se i ke pranuar dhe të fal për fajet që ke bërë në atë kohë. Ti ke harruar se edhe më vonë, pas luftës, që vetë më ke thënë, ke pranuar shkuarjen tënde tek Adem jashari dh e që i ke thanë mos me pranue Fehmi Lladrovcin. E ke pranue se kur Ademi të ka thënë se “veç vdekja më mund të me ndaj prej Fehmi Lladrovcit”, ke thënë se qysh tash është edhe miku dhe shoku im.

3. Në intervistë ke thënë se në marsin e vitit 1998 ke dalë dhe e ke pritë Fehmi Lladrovcin dhe e ke përcjellë deri në Drenicë. Në këtë kohë Fehmiu dhe Xheva kanë ardhë me 40 luftëtarë dhe ti e dije porosinë e Adem Jasharit e të tjerëve për të.

Edhe me pas dashtë, nuk kishe mundë me ia heq as qimen e flokut. Unë u jam tërë jetën mirënjohës shokëve që i qëndruan pranë Fehmi e Xhevë Krasniqi-Lladrovci, që luftuan me të, që nuk ia lanë trupat në dorë të ushtrisë e milicisë serbe, veç duke rrezikuar jetën e tyre, i varrosën në tokën e kosovës.

I jam mirënjohës deri sa të vdes Familjes Jashari, Familjes së Ilaz Kodrës, Sami Lushtakut, Sulejman Selimit, Nuredin Lushtakut, Fadil Kodrës, Rafet Ramës, Abedin Rexhës, Selim Krasniqit, laxhës sime e shume shokëve e miqve të tjerë.

4. Kur Sulejman Selimi, në mbledhjen e parë të Shtabit të Drenicës, propozoi Fehmiun si komandant zone, ti ishte i vetmi që kundërshtove, duke thënë se “nuk është mirë, se po mendojnë njerëzit se erdhën këto prej jashtë me na udhëheqë”. Fehmiu, edhe pse shokët deshën, nuk e pranoi.

Mirëpo, kur u vendosën drejtues zonash, shokë të tjerë, që kishin ardhë nga jashtë, që i respektoj pa masë, ti nuk kundershtove për to. veç Fehmi Lladrovci dhe Bekim Berisha ti kishin zanë sytë.

Kjo shkaktoi edhe largimin e Abesë nga Drenica, mjeshtrit të luftrave, për të cilin kroatët mbajtën zi kur e vranë. E detyrove Bekim Berishën të largohet nga Drenica dhe, se çfarë ka thënë ABE-ja, në një intervistë private, edhe këtë mund ta dëgjosh kur të duash e me cilin të duash.

5. Unë e ti, Rexhep, kemi qenë edhe në AAK, në poste drejtuese. I falenderohem prej zemrës Ramush Haradinajt që më pranoi në partinë e tij. Kërkush tjetër, veç tij, nuk kishte guxim që të pranonte dy ish ushtarakë, në një parti politike.

Kur zoti Haradinaj bëri marrëveshje për qeverisje me LDK-në, ti ike nga partia, dhe dorëheqjen, duke thënë se, “në qoftëse nuk është edhe Hashim Thaçi, unë nuk jam”. E kam respektue mendimin e qendrimin tend, por nuk te thashe se u bane karte e dikujt tjeter.

Une, per ty, ndoshta jam analfabet dhe karte sepse te thashe nje te vertete te vetme, e mos u habit nese them edhe te verteta te tjera. Ndoshta ke mendue se do te jsh prap minister i puneve te brendshme, veç, po te tham diçka që e marr me mend me siguri: edhe me ardhe ne pushtet neser VV, e nese populli e beson, qofte e mire se ardhur, ti prap nuk behesh minister.

6. Ti, Rexhep, si antar i LPK-se, ke qene zgjedhe edhe antar i Shtabit te Pergjithshem. Ke marre meritat qe te kane takue, se nuk ke punue veç keq. Ke pasë autoritet, je i gojës, njerëzit të kanë dashtë. Por, një antar kaq i lartë i UÇK-së, nuk merr veç meritat, por edhe pranon gabimet edhe fajet.

Per shembull, dikush duhet te analizoje shkaqet pse ndodhen arrestime e medhaja te janarit 1997, si ra ne prite Zahiri Pajaziti e shoket, pse njerez të UDB-së u lidhen me disa dhe çfarë dami kanë bërë….

Tash së fundi , Rexhep, ti për arsye politike përdore një emër që nuk ka të krahasuem me askënd dhe një familje që i përkulemi të gjithë. Nuk ke bërë mirë. Ke bërë keq. I ke bërë veç për arsye tuajat, edhe tash, po përdor emra e struktura veç për nevojë tënden. Edhe ky debat nuk është i hajrit, por vetë u fute në te. Unë i kërkoj ndjesë së pari familj ës Jashari por edhe shokëve tonë që nuk e kanë pasë hak këtë debat.