Lladrovci, për rrahjen mes Frashër Krasniqit dhe Milaim Zekës: I kisha rreh që të dy (Video)

E publikuar: 08/10/2017 22:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Si shpeshherë interesant me përgjigjet e tij, kryetari i Drenasit, njëherësh kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për edhe një mandat në krye të komunës, ka komentuar rrahjen në një studio televizive të dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqit dhe Milaim Zekës.

“Unë i kisha rreh të dytë…”, ka thënë Ramiz Lladrovci, i cili ka qenë mysafir në emisionin “N’Kosovë Show”, përcjell Telegrafi.

“T’dytë me mi pas qit në njërën anë, t’dytë i kisha rreh,…”.

Ndërkaq në pyetjen e moderatorit se cilin do ta kishte rrahur më së shumti, ai ka thënë: “Kto që ka sill, se ai Milaimi si çojke duart, dhe kur si çon duart, unë s’muj me sjellë,…”. /Telegrafi/