Lladrovci parkon makinën në rrugë, Drenori i vë “gjobë” (Video)

E publikuar: 19/03/2018 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asamblisti nga Drenasi, Xhavit Drenori, që në zgjedhjet lokale të fundit garoi me nismën e tij politike Vizioni për Drenasin, ka postuar në Facebook një video ku tregon se si kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ka parkuar në vend të ndaluar.
Drenori në video tregon se vetuara e parkuar gabimisht është e kryetarit të komunës.
Ai ka ironizuar duke thënë se mbase kryetari nuk ka pasur ombrellë me vete, gjithsesi parkimi në rrugë është i palejueshëm.

Drenori edhe i ka lënë një letër në formë të gjobës paralajmëruese për ta vetëdijesuar kryetarin e komunës së Drenasit.

https://web.facebook.com/xhavit.drenori/videos/10155652116728772/?t=5

No automatic alt text available.