Lladrovci e shpall kandidaturën për mandatin e dytë në krye të Drenasit

06.01.2021 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lladrovci e shpall kandidaturën për mandatin e dytë në krye të Drenasit

Kryetari i tanishëm i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shpallur kandidaturën për mandatin e dytë në krye të Drenasit.
Lladrovci tha se çështjen e mandatit të dytë e ka trajtuar në takim me liderin e PDK-së në fund të shtatorit, Kadri Veseli, gjatë promovimit të punës së tij si ‘’kryetari me performancën më të mirë në Kosovë”. Lidhur me këtë Lladrovci tha se dega e PDK-së në Drenas me disa keqbërës jo vetëm nga dega në Drenas, por edhe më gjerë filluan të mohojnë emrin e tij si kandidat i PDK-së, për kryetar të Drenasit.
Ai tha se nuk e ka ndërmend t’i nënshtrohet askujt as në Drenas dhe as më gjerë sa i përket kandidimit të tij.

Postimi i plotë:
Unë, Ramiz Lladrovci, shpall kandidaturën për mandatin e dytë në krye të komunës së Drenasit!Për mungesë të konfirmimit të kandidaturës time për kreun e komunës së Drenasit, nga ana e Kryesisë dhe U.D. të kryetarit të PDK-së, shpall kandidaturën time si kandidat për kreun e komunës së Drenasit, edhe për një mandat!Çështjen e mandatit të dytë, e kam trajtuar në takim me liderin tonë, në fund të shtatorit me z. Veseli, gjatë promovimit të punës time si “kryetari me performancën më të mirë në Kosovë”. Në atë kohë, kam cekur se as tre muaj e as gjashtë muaj, nuk janë të mjaftueshëm për përgatitje të zgjedhjeve lokale.Kam pasur zotime për sigurinë e kandidaturës time për mandatin e dytë në Degën e Drenasit dhe në Kryesi të PDK-së. Ky zotim pritej të formalizohej gjatë nëntorit të kaluar nga Kryetari Veseli. Për fat të keq, ndodhi goditja e rëndë për të gjithë neve, Haga.Pas nëntorit, Dega e PDK-së në Drenas me disa keqbërës jo vetëm nga dega në Drenas por edhe më gjerë, filluan të mohojnë emrin tim si kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit. Kishte të tillë që deklaronin se dega nuk e duron kryetarin e komunës që nuk është i dëgjueshëm. Madje, pati edhe një distancim publik nga anëtarët e kryesisë së Degës për mua dhe punën time.Për tri vjet, puna ime ka rezultuar me aderimin e 9 asambleistëve të partive tjera në grupin e asamblistëve të PDK-së. Por kjo, disa keqbërësve nuk ju pëlqeu. Prandaj, nuk marr përgjegjësi për gjendjen e krijuar. E di se edhe sa ishte këtu Kryetari Veseli në tri palë zgjedhje, kishte persona të profilit të lartë të partisë që deklaronin se nuk jam kandidat i PDK-së, se nuk jam i dëshirueshëm as për PDK-në, as për Hashimin e as për Kadriun, gjë e cila më lëndonte shumë.
Ishte e kundërta. Me mish e me shpirt jam munduar dhe kam punuar, duke qenë Drenasi e vetmja komunë e PDK-së, e fituar pa balotazh. Dega e PDK-së në Drenas dhe shumica në kryesi të PDK-së e dinë se unë nuk i nënshtrohem as shantazhit e as kërcënimit. Kam pritur nga Kryetari në detyrë të reflektojë, sikurse që duhej të reflektonte edhe Kryesia e Partisë, rreth kandidaturës time. Nuk e kam ndërmend t’u nënshtrohem apo nën renditem as në degën e PDK-së në Drenas, as keqbërësve tjerë jashtë degës. Gjatë tërë jetës, kam qenë dhe jam njeri i besës dhe fjalës. Ky deklarim imi, ndoshta do të ketë pasoja për të gjithë, por më së shumti për keqbërësit në zgjedhjet e ardhme qendrore e lokale. Pra, jam kandidat për kryetar të Drenasit, edhe për mandatin e dytë. Vendimin për mandatin e dytë ia lë sërish në duar qytetarëve të komunës së Drenasit. Pres që ata të vendosin, duan apo nuk duan, të më shohin në krye të komunës edhe katër vjet.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Përfaqësuesit e Luginës të përçarë, Ragmi Mustafa i thotë Shqiprim Arifit “mos iu zgërdhij Vulinit”

Përfaqësuesit e Luginës të përçarë, Ragmi Mustafa i thotë Shqiprim Arifit “mos iu zgërdhij Vulinit”

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Rishfaqet Shefqet Krasniqi ka një kërkesë për Kurtin e Osmanin

Rishfaqet Shefqet Krasniqi ka një kërkesë për Kurtin e Osmanin

Shoqata e Gastronomëve jep detaje për masat e reja, muzika do të jetë e lejuar deri në 21:45

Shoqata e Gastronomëve jep detaje për masat e reja, muzika do të jetë e lejuar deri në 21:45

Qeveria e Kosovës vendos masat e reja anti-Covid-19

Qeveria e Kosovës vendos masat e reja anti-Covid-19

Vonesat me sigurimin e vaksinave, ministri Vitia e fton në takim Bekim Haxhiun e PDK’së që tha se ka kontakt me një kompani

Vonesat me sigurimin e vaksinave, ministri Vitia e fton në takim Bekim Haxhiun e PDK’së që tha se ka kontakt me një kompani

Rama në Kukës: Më mungon Thaçi, i dërgoj një përqafim, ja pse aeroporti quhet “Zayed”

Rama në Kukës: Më mungon Thaçi, i dërgoj një përqafim, ja pse aeroporti quhet “Zayed”

Belgjika bën thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë – Serbi me një marrëveshje historike

Belgjika bën thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë – Serbi me një marrëveshje historike

Obradoviq: Dokumenti jozyrtar për ndryshimin e kufijve i jep karburant Kurtit

Obradoviq: Dokumenti jozyrtar për ndryshimin e kufijve i jep karburant Kurtit

11 viktima e 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

11 viktima e 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Mosbesim ndaj vaksinave si pasojë e  lajmeve të rreme

Mosbesim ndaj vaksinave si pasojë e lajmeve të rreme

Mbyllet spitali Covid-3 në Tiranë, shkak bëhet ulja e numrit të pacientëve

Mbyllet spitali Covid-3 në Tiranë, shkak bëhet ulja e numrit të pacientëve

A do t’iu konfiskohet pasuria edhe qytetareve të zakonshëm me ligjin e ri?

A do t’iu konfiskohet pasuria edhe qytetareve të zakonshëm me ligjin e ri?

Të ndryshojë preambula për Kosovën në kushtetutën serbe, Daçiq: Histori boshe

Të ndryshojë preambula për Kosovën në kushtetutën serbe, Daçiq: Histori boshe

Mbetet ora policore, hapet gastronomia – këto janë masat që pritet t’i miratojë sot Qeveria

Mbetet ora policore, hapet gastronomia – këto janë masat që pritet t’i miratojë sot Qeveria

Izraeli shfuqizon masën për vendosje të maskës në ambiente të jashtme

Izraeli shfuqizon masën për vendosje të maskës në ambiente të jashtme