Liverpooli thyen rekordin e Leicesterit Cityt për fitimet brenda një sezone

E publikuar: 08/02/2019 17:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vitin e kaluar Liverpooli vendosi një rekord në Ligën Premier kur bëhet fjalë për skuadrën.

“The Reds” bën një fitim neto prej 130 milionë eurove, megjithëse gati 190 milionë kanë shpenzuar në përforcime.

Ekipi nga “Anfield Road” pati një sezon të shkëlqyer duke luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve dhe paratë shtesë erdhën pas shitjes së Phillippe Coutinhos drejt Barcelonës.

Xherdan Shaqiri (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Theksojmë se prej ligës më elitare evropiane gjatë vitit të kaluar të besuarit e Jurgen Klopp fituan rreth 70 milionë euro.

Rekordin deri më tani e mbante Leicester City me 98 milionë euro, sigurisht, sezoni kur “dhelprat” u shpallën kampion të Anglisë.

Ndërkohë, Liverpooli aktualisht ndan vendin e parë me Manchester Cityn që ka goldallim më të mirë se “The Reds”, por edhe një ndeshje më tepër.

Ndryshe, “Të Kuqtë” gjatë ditës së nesërme do të takohen para shikuesve të vetë me Bournemouth. /Telegrafi/