Liverpooli pas dy yjeve të Napolit, pëlqehen Zielinski dhe Insigne

E publikuar: 15/09/2018 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjiganti anglez Liverpool e ka nisur mirë edicionin e ri në Ligën Premier.

Të udhëhequr nga trajneri Jurgen Klopp, Liverpool ka marrë katër fitore në po aq ndeshje.

Por trajneri gjerman dëshiron ta përforcojë edhe më shumë skuadrën në afatin kalimtar të janarit.

Kësisoj The Sun ka shkruar se drejtuesit e klubit janë të interesuar për dy futbollistë të Napolit.

Fjala është për mesfushorin polak, Piotr Zielinski që po kalon nëpër një formë fantastike.

Përveç Zielinskit, The Reds janë të interesuar edhe për sulmuesin italian Lorenzo Insigne.

Për transferimin e dy yjeve në Anfield, Liverpool po mendon të ofrojë rreth 140 milionë euro gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kujtojmë që Liverpool dhe Napoli janë edhe në grup në Ligën e Kampionëve dhe takimi në mesjavë mund të bëjë që të fillojnë negociatat për këto transferime të bujshme. /Telegrafi/