Liverpooli nuk po interesohet për Aaron Ramseyn

E publikuar: 02/11/2018 09:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli nuk është i interesuar të nënshkruajë me futbollistin Aaron Ramsey.

Arsenali i ka thënë uellsianit se nuk dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin dhe se është i lirë të largohet gjatë verës.

Ramsey do të bëhet lojtar i lirë në fund të këtij sezoni dhe mund të fillojë të flasë me klubet interesuara në janar, sipas Sky Sports.

Manchester United, Chelsea dhe Liverpool ishin të lidhura me Ramseyn, si dhe me klubet e tjera evropiane si Juventus, AC Milan dhe Valencia.

Por, tani thuhet se Liverpooli është larguar nga lista e interesuarve në sjelljen e 28-vjeçarit në Merseyside.

Theksojmë se The Reds nënshkruan me mesfushorin Naby Keitan dhe Fabinhon gjatë verës duke paguar në total 98 milionë euro.

Ndryshe, Liverpool gjatë verës ka sjell edhe mesfushorin me tipare sulmuese, shqiptarin Xherdan Shaqirin. /Telegrafi/