Liverpooli nuk gabon ndaj Brightonit, i kthehet fitores në Ligën Premier

E publikuar: 12/01/2019 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli ka arritur ta marrë një fitore të madhe në udhëtim te Brightoni me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Ligën Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp ka arritur t’i kthehet fitores në kampionatin anglez, pasi javën e kaluar pësuan humbjen e parë këtë sezon nga Manchester City.

Pjesa e parë e ndeshjes foli e gjitha në të mirë të Reds, të cilët dominuan me raste dhe menaxhim të topin.

Xherdan Shaqiri në aksion gjatë pjesës së parë (Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve të krijuara për gol, Liverpooli nuk arriti të tund rrjetën dhe skuadrat shkuan në pushim me barazim.

Në pjesën e dytë, Liverpooli hyri furishëm duke e gjetur golin pas vetëm pesë minutave me anë të yllit Mohamed Salah.

Sulmuesi egjiptian shënoi për 0-1 nga penalltia, të cilët e nxori vetë pas një ndërhyrje nga lojtarët kundërshtar.

Festa e Salahut pas golit të shënuar (Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Pas këtij goli, Reds vazhduan dominimin dhe rastet, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe në fund u desh të kënaqen me një fitore minimale 1-0.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka 57 pikë në vendin e parë apo shtatë më shumë se City në të dytin, ndërsa Brightoni renditet i 13-ti me 26 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Reds luajnë në shtëpi ndaj Crystal Palace, ndërsa Brightoni udhëton te Manchester Unitedi. /Telegrafi/