Liverpooli në majën e botës, një brazilian “dënon” Flamengon!

E publikuar: 21/12/2019 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli i Jurgen Klopp fiton një tjetër trofe. Pas Champions League dhe Superkupës së Europës, The Reds bëjnë të tyren për herë të parë në historinë e klubit edhe trofeun e Botërorit të Klubeve.

Liverpooli u hakmorr ndaj Flamengos për humbjen në Kupën Interkontinentale në vitin 1978, pasi në Doha të Katarit, në finalen e Botërorit të Klubeve iu fal një goli të Roberto Firminos për të mposhtur me rezultatin 1-0, brazilianët e Flamengos pas kohës shtesë.

Ashtu si ndaj Monterrey kur shënoi në fund, Firmino u bë sërish deçiziv duke ndëshkuar bashkëkombasit e tij me një gol në minutën e 99-të që i dha trofeun Liverpoolit. Koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola, ndërkohë që fraksioni i dytë ishte disi më i mirë për Liverpoolin që iu afrua golit në disa raste por e gjeti atë vetëm në shtesë, për t’u ngjitur në majën e botës./supersport.al