Liverpooli kryeson garën për Malcomin

E publikuar: 16/02/2019 18:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ishte raportuar se Liverpooli dëshiron Malcomin, por tani Reds kryesojnë garën për të siguruar shërbimet e brazilianit gjatë verës.

Sipas Le10Sport, klubi anglez është në rrugë të mirë për transferim  e tij, kjo pasi ai dështoi të tregojë vlerat në Camp Nou pas transferimit nga Bordeaux në vlerë 41 milionë euro.

Ish-sulmuesi i Corinthiansit shënoi golin e barazimit ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, por jashtë kësaj gare minutat për atë kanë qenë të pakët.

21-vjeçari është lidhur edhe me një kalim në ligën e Kinës, por Barca refuzoi ta shesë.

Malcom në La Liga është paraqitur në shtatë ndeshje, por vetëm në një si titullar. Në 124 minuta lojë ai nuk ka arritur të shënojë apo asistojë.

Por, në Ligën e Kampionëve ka arritur të gjejë golin edhe pse ka pasur pak minuta (30) në dispozicion.

Sulmuesi i shënoi gol Interit në barazimin 1-1 në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/