Liverpooli i gatshëm të shpenzojë për transferimin e Jack Butland

E publikuar: 21/01/2018 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli ngadalë po e ndërton një skuadër të fortë për të ardhmen.

Por aktualisht pika më e dobët tek skuadra nga ‘Anfield’ është në portë pasi Karius dhe Mignolet nuk po bindin.

Kësisoj sipas medieve angleze Liverpool po mendon për transferimin e portierit të Stoke City, Jack Butland.

Butland ka arritur falë paraqitjeve të mira të sigurojë edhe një vend në Kombëtaren angleze.

Por nuk do të jetë e lehtë blerja e tij, pasi trajneri i Stoke City, Paul Lambert ka insistuar se nuk do ta lejojnë largimin e tij në janar.

“Nuk ka asnjë mundësi që ta lejojmë largimin e Butland gjatë janarit”.

“Për sa kohë që un do të jem këtu do të bëjë gjithçka për ta mbajtur atë në skuadër”, ka thënë Lambert.

Gjithnjë sipas medieve angleze, ‘The Reds’ janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 40 milionë euro për transferimin e Butlandit. /Telegrafi/