Liverpooli i bashkohet garës për Dybalan

E publikuar: 05/04/2015 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe skuadra e Liverpoolit i’u është bashkuar garës për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Palermos, Paulo Dybala.

Argjentinasi është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme tek ekipi i Palermos, teksa ka ngjallur interesimin gati të cdo klubi europian. Për shërbimet e tij janë të interesuara dhe gjigantët e tjerë anglez si Arsenali dhe Manchester United. Ndërsa në anën tjetër ishte raportuar se agjenti i lojtarit në fjalë ka arritur marrëveshje me Djajtë e Kuq./veqsport.com/