Liverpooli fiton Super Kupën e Evropës

E publikuar: 15/08/2019 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli ka fituar Super Kupën e Evropës duke mposhtur Chelsean pas gjuajtjes së penaltive me rezultat 5 me 4.

Abraham i Chelseat, ishte ai që humbi penaltinë për “Blutë”. Gjuajtjen e tij e priti Adriani.

23:07
Jorginho barazon sërish rezultatin
Është barazuar sërish rezultati në Super Kupën e UEFA-s.

Jorginho i Chelseat shënoi në minutën e 101-të për rezultatin 2 me 2. Ai ishte i saktë nga penaltia.

23:01
Mane kalon Liverpoolin në epërsi
Pesë minuta pas nisjes së lojës shtesë, Sadio Mane ka realizuar golin e dytë dhe ka kaluar Liverpoolin në epërsi, 2 me 1.

Sërish asistoi Firmino.