Liverpooli fiton me përmbysje në Burnley, shënon Xherdan Shaqiri

E publikuar: 06/12/2018 05:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Burnley edhe pse ishte në disvantazh. Sfida përfundoi me rezultat 3-1.

Xherdan Shaqiri startoi në këtë takim dhe luajti për 90 minuta, e shqiptari sensacional pati paraqitje të mirë, duke kontribuar në dominimin qysh në fillim të takimit.

Përkundër rasteve të shumta, mysafirët nuk arritën të gjejnë golin.

Me të filluar pjesa e dytë u realizuan edhe golat.

Cork realizoi për vendasit pas një harkimi në zonë, duke shfrytëzuar një pakujdesi për 1-0 dhe gëzimin e vendasve.

Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver

Liverpooli insistoi dhe shpejt gjeti golin kur James Milner me një goditje të ulët, por precize shokoi Joe Hartin (62′).

Në lojë u inkuadrua Roberto Firmino i cili shënoi pas tre minutash për 2-1 dhe epërsinë e The Reds pas asistimit të Van Dijk brenda zonës (69′).

Deri në fund Liverpooli pati edhe një mori rastesh, dhe gjeti golin Xherdan Shaqiri i cili shënoi në minutën e fundit për 3-1.

Me këtë fitore Liveprooli ka 39 pikë, dy më pak se Manchester City që mban pozitën e parë dhe gjashtë më shumë se Tottenhami që doli në pozitën e tretë pasi Chelsea pësoi humbje. /Telegrafi/