Liverpool mposht City – shpejton drejt titullit (VIDEO)

E publikuar: 10/11/2019 20:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpool ka mposhtur sot Manchester Cityn në ndeshjen e xhiros së 12-të të Premierligës.

3 me 1 ishte rezultatit i cili e vendosi në epërsi Liverpoolin, transmeton Klan Kosova.

Goli i parë u shënua në minutën e gjashtë nga braziliani, Fábio Henrique Tavares i njohur si Fabinho.

Ndërsa në minutën e 13-të Mohamed Salah shënoi golin e dytë dhe tek në minutën e 51 ushënuar goli i tretë nga Sadio Mane.

Golin e vetëm për Manchester Cityn e realizoi Bernardo Silva në minutën e 78-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Liverpool përforcon kreun me 34 pikë, tetë më shumë se Leicester dhe Chelsea derisa City bie në vendin e katërt me 25 pikë, shkruan Indeksonline.