Liverpool fiton dhe ndan klasifikimin me Arsenalin

E publikuar: 22/10/2016 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli i Klopp ngjitet në krye bashkë me Arsenalin pas një fitoreje jo shumë të thjeshtë 2-1 ndaj West Broumuich në “Anfield Road”, që u zgjua në fund duke i bërë “The Reds” të vendosin në pikëpyetje një ndeshje që dukej praktikisht e mbyllur. Megjithatë për të arritur te kreu nuk është asnjëherë e thjeshtë dhe pse Liverpool e nisi me autoritetin e duhur takimin duke marrë kryesimin me anë të Manes pas vetëm 20 minutash.

Pjesa e parë foli e tëra për “The Reds” që në minutën e 35-të realizoi dhe golin e 2-0 me brazilianin Felipe Coutinho. Liverpool i mungoi goli i 3-të dhe kjo i dha besim West Broumich, që në të 81-tën rihapi ndeshjen me Mcauley.

Në një kampionat ky besohet deri në vërshëllimën e fundit Ëest Broumich nuk hoqi dorë nga kërkimi i rezultatit dhe pse Liverpool arriti të mbrojë me autoritet epërsië duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në garën për titullin./ss/