Liverpool-Bayern: Formacionet e mundshme, mungesa nga të dy skuadrat

E publikuar: 19/02/2019 09:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpool-Bayern Munich është një nga ndeshjet më interesante në 1/8 e finales për sezonin 2-18/19 të Ligës së Kampionëve.

Një sfidë e dy klube me traditë të madhe në arën evropiane. Me dhjetë kupa të LK-së (pesë secili klub), kjo ndeshje ka rëndësinë e veçantë edhe për nga historia.

Në aspektin historik Reds mburren pasi në vitin 1981 kishin arritur të eliminonin Bayernin nga gjysmëfinalja e Kupës së Kampionëve (0-0 në Angli, 1-1 në Gjermani), e pastaj vitin 2001 në finale të Superkuopës së Evropës me rezultat 3-2.

Në total në LK bilancet janë kështu: një fitore për Reds, një për Bayetrnin dhe tri barazime.

Madhështinë e kësaj ndeshje paksa ia zbehin mungesat e lojtarëve nga të dy skuadrat. Për vendasit Virgil van Dijk është i suspenduar, ndërsa të lënduar Joe Gomez dhe Dejan Lovren, por Alex Oxlade-Chamberlain. Në orët e fundit është raportuar se mund të mungojë edhe Roberto Firmono.

Në anën tjetër te bavarezët mungojnë për shkak të lëndimit Arjen Robben, Jerome Boateng dhe Corentin Tolisso, i suspenduar është Thomas Muller. Më poshtë keni formacionet e mundshme:

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Fabinho, Matip, Robertson; Milner, Wijnaldum, Henderson; Salah, Firmino, Mane.

Bayern Munich (4-3-3): Neuer; Kimmich, Sule, Hummels, Alaba; Goretza, Alcantara, Rodriguez; Gnabry, Lewandowski, Coman. /Telegrafi/