Liverpool-Arsenal: Formacionet zyrtare, startojnë shqiptarët

E publikuar: 29/12/2018 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derbi i xhiros së 20-të në Ligën Premier është ai në mes Liverpoolit dhe Arsenalit.

Reds janë favorit pasi luajnë në Anfield dhe kështu kanë ndihmën e publikut vendas, por Topçinjtë kanë të gjitha kualitetet për të befasuar me një fitore.

Te skuadra e Jurgen Klopp shqiptari Xherdan Shaqiri është luan nga fillimi, ndërsa te Unai Emery nga minuta e parë në mesfushë luan Granit Xhaka.

Vlen të theksohet se në mbrojtjen e skuadrës mysafire është rikthyer Shkodran Mustafi, shqiptari ishte i lënduar, por ia ka dal të jetë gati për derbi, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:

Liverpooli: Alisson, Robertson, Lovren, Alexander-Arnold, Van Dijk, Fabinho, Wijnaldum, Shaqiri, Salah, Firmino, Mane.

Arsenali: Leno; Lichtsteiner, Sokratis, Mustafi, Maitland-Niles; Kolasinac, Xhaka, Torreira, Ramsey; Iwobi; Aubameyang.

Në vendin e parë në kampionatin elitar anglez është Liverpooli me 51 pikë, kurse Topçinjtë në pozitën e pestë me 38 pikë. /Telegrafi/