Liverpool 4-0 West Ham: Notat e lojtarëve, Mane më i miri

E publikuar: 12/08/2018 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli fitoi ndaj West Hamit me rezultat 4-0 në ndeshjen e parë për sezonin 2018/19 në Ligën Premier.

Golat për Redas i shënuan Mohamed Salah (19′), Sadio Mane (45+2′, 53′) dhe Daniel Sturridge (88′).

Mane u vlerësua me notën më të lartë, por me notë të mirë u vlerësuan edhe Salah, Roberto Firmino, James Milner e Andrew Robertson.

Festa e Sadio Mane te goli i dytë i tij (Foto: Getty Images)

Një nga më të mirët ishte edhe Naby Keita, që ishte pothuajse në çdo pjesë të fushës.

Te West Hami më i miri ishte Felipe Anderson, i cili iu bashkua skuadrës angleze këtë verë nga Lazio.

Lojtari më notën më të vogël ishte mbrojtësi i West Hamit, Ryan Fredericks.

Xherdan Shaqiri gjatë një aksioni ndaj West Hamit (Foto: Getty Images)

Xhardan Shaqiri u inkuadrua në minutën e 82-të dhe pasi nuk kishte shumë minuta në dispozicion, nuk arriti të tregojë diçka konkrete. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve të Liverpoolit:

Notat e lojtarëve të West Hamit: