Liveblog: Samsung prezanton Galaxy S10 dhe Galaxy Fold

E publikuar: 20/02/2019 20:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

20:54 – Krahasuar me S9 Galaxy S10 ka procesor 29% më të shpejtë dhe grafika 32% më të fuqishme

20:54 – Mund të shtoni edhe 1.5TB ekstra

20:53 – Galaxy S10 Plus vjen me 10GB RAM dhe 1TB memorie të brendshme

20:51 – Samsung do të hapë SDK e Galaxy Camera për zhvilluesit

20:50 – Me modalitetin e ri sapo realizoni një foto ajo automatikisht ngarkohet në Instagram

20:49 – Kamera e Galaxy S10 ka një modalitet të ri: Instagram Mode

20:48 – Mosseri thotë se ka punuar me Samsung për të përmirësuar eksperiencën e Instagram në Galaxy S10

20:48 – Në skenë shefi i Instagram Adam Mosseri

20:48 – Në pjesën ballore janë dy kamera frontale 10+8-megapiksel

20:47 – Kamera selfie e Galaxy S10 vjen me teknologjinë “Dual Pixel”

20:46 – Ato demonstrojnë editimin e një video me Adobe Rush

20:44 – Dy youtuberë teknologjikë nga Brazili demonstrojnë editimin e videove nga Galaxy S10

20:43 – Samsung ka bashkëpunuar me Adobe për të krijuar një version të Premiere Rush përshtatur për telefonët Galaxy

20:42 – Galaxy S10 mund të realizojë video HDR10+

20:41 – Kamera e Galaxy S10 jep këshilla për realizimin e fotove sa më profesionale

20:39 – Galaxy S10 ka një njësi neurale përpunimi i cili fuqizon funksionet AI të kamerës

20:38 – Kamera e Galaxy S10 mund të realizojnë foto panoramike super të gjëra me shtrirje vertikale edhe më të madhe

20:37 – Galaxy vjen me tre kamera të pasme

20:36 – Galaxy S10 vjen në qeramikë

20:36 – Ultrasonikë do të thotë se skaner funksionon edhe në lagërishtirë

20:35 – Galaxy S10 është telefoni i parë me skaner ultrasonik të shenjave të gishtërinjve nën ekran

20:34 – Ekrani redukton me 42% dritën blu

20:33 – Samsung thotë se Galaxy S10 ka ekran AMOLED Dinamik

20:33 – Ekrani i telefonit ofron mbështetje për HDR10+ dhe prodhon 16 milion ngjyra në 100% volum

20:32 – Sot prezantojmë për botën ekranin Infinity-O AMOLED

20:31 – Samsung ka krijuar një prerës lazer për të vendosur komponentët në Galaxy S10 thotë De Silva

20:30 – “Nuk kemi ndaluar asnjëherë të përmirësuar produktet tona duke i bërë më të mirë dhe më të shpejtë”

20:29 – Koh në skenë me një Galaxy S10. Ai fton drejtoren e marketingut të produktit për të folur rreth S10

20:28 – Në skenë një video prezantim i Galaxy S10-ës. Është identik me ato çfarë kemi parë deri më sot.

20:26 – “Sot do të shikoni një AI më të avancuar, ekran më të madh dhe kamer që ju ndihmon të eksploroni më shumë sesa gjërave që shikoni.”

20:24 – Ai mendon se smartfonët janë bërë më të vështirë për tu përdorur sepse funksione të reja janë shtuar

20:23 – Koh thotë se smartfonët do të jenë në qendër të jetët tona të ndërlidhura

20:22 – Kemi ndërtuar mbi 2 miliardë telefonë Galaxy deri më sot

20:21 – Koh thotë se Fold do ti bëjë smartfonë pjesë më integrale të jetëve tona

20:19 – Me Galaxy Fold kemi lançuar një kategori smartfonësh

20:18 – Në skenë CEO i Samsung Electronics DJ Koh.

20:15 – Galaxy Fold del në shitje më 6 Prill për 1,980 dollarë. Do të ofrohen dy modele: LTE dhe 5G

20:14 – Denison demonstron tre aplikacione të hapura njëherazi: WhatsApp, YouTube dhe Google Search

20:13 – Sensori i shenjave të gishtërinjve është i vendosur në anën e telefonit. I palosur telefoni është goxha i trashë

20:11 – Ka gjashtë kamera, tre në pjesën e pasme, dy në brendësi dhe një përpara

20:11 – Bateri janë vendosur në të dy anët e palosjes

20:10 – Memoria e brendshëm eUFS ka kapacitet prej 512GB

20:10 – Galaxy Fold ka procesor 7-nanometër dhe 12GB RAM

20:09 – Blerësit e telefonit marrin YouTube Premium falas

20:08 – Aplikacion Microsoft Office janë përshtatur për Galaxy Fold

20:07 – Me Galaxy Fold mund të hapësh tre aplikacione njëherazi në tre ekrane

20:06 – Telefoni vjen i disponueshëm në katër ngjyra: zezë, argjendtë, jeshile dhe blu

20:05 – Denison thotë se Samsung ka ndërtuar një bosht që mund tu rezistojë me mijëra hapjeve

20:04 – Në skenë për të prezantuar Galaxy Fold del Justin Denison Zv President i marketingut të produktit

20:04 – Emërtimi zyrtar i telefonit me ekran që palose të Samsung është Galaxy Fold

20:03 – Samsung e fillon me një video prezantim të telefonit me palosje

20:02 – Samsung thotë se do të prezantojë “një botë të re mobile”

19:55 – Videoja që luhet në sfond duket si i përket telefonit me palosje Galaxy Fold

19:52 – Jemi vetëm 10 minuta larg nga starti i aktivitetit.

Ditën e sotme Samsung do të prezantojë flagshipët e shumëpritur. Asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht por presim debutimin e një Galaxy S10 me ekran “hole-punch”, një Galaxy S10 buxhetor dhe një Galaxy S10 Plus me tre kamera të pasme.

Gjithashtu në mesin e tyre do të vendoset edhe një model buxhetor, i destinuar për të qenë rival i iPhone XR ashtu siç janë kufjet Galaxy Buds për Apple AirPods.

Është folur për një variant 5G të Galaxy S10-ës gjithashtu edhe për telefonin me ekran që paloset nga Samsung.

Të gjitha ata që duan të qëndrojnë të informuar me detajet e fundit mund të ndiqni transmetimin live të prezantimit në këtë lidhje.

Aktiviteti do të mbahen në Auditorin Bill Graham në San Francisco.

Çfarë të presim?

  • Tre telefonë: Galaxy S10E, Galaxy S10 dhe Galaxy S10 Plus
  • Galaxy Buds
  • Telefon 5G
  • Telefon me ekran me palosje
  • Planet e ardhshme të Samsung