Liveblog: Albanian ICT Awards shpall fituesit e edicionit të gjashtë

E publikuar: 27/04/2018 20:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

20:11 Një konkurs mbarëkombëtar, unik për nga karakteri dhe dedikimi, hapja e këtij edicioni nuk shënoi thjesht fillimin e një rrugëtimi vetëm të një eventi por një seri takimesh maratonë dhe pune të palodhshme përgjatë tre muajsh që stafi organizoi në universitete, shkolla, qendra inovacioni, inkubatorë në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Durrës, Tetovë, Shkodër, Ulqin, Gjakovë, Korcë dhe Pejë.

20:09 E kthyer në një arenë prestigjioze arritjesh dhe një pasioni të zjarrtë për teknologjinë, ku më të mirët e industrisë së ICT-së ballafaqojnë mes tyre idetë, lidershipin dhe gjenialitetin, ICT Awards është shndërruar në eventin më të dashur të komunitetit të ICT-së mbarë trevat shqiptare.

20:04 Mbrëmja Gala hapi zyrtarisht siparin.

Gara tashmë e mirënjohur në fushën e teknologjisë së informacionit organizuar nga ICTSmedia, Albanian ICT Awards, po përgatitet të shpallë fituesit e këtij edicioni.

Më 27 Prill në Tirana International mbahet Nata e shumëpritur Gala e ndarjes së çmimeve në shtatë kategori, pas një maratone tre mujore në kërkim të talenteve shqipfolëse në fushën e teknologjisë së informacionit.

Në këtë aktivitet nderojnë me pjesëmarrjen e tyre Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama i cili do të ndajë trofeun e Yllit në Ngritje për këtë edicion; Ministri i Inovacionit në Kosovë z. Besim Beqaj dhe Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, zj. Sonila Qato.

Mbrëmja Gala hapi siparin në ora 18:00.

ICT Awards 6 nisi rrugëtimin më 2 Shkurt në Tiranë ku shpalli të hapur garë për vitin e gjashtë me radhë. Më 20 Shkurt startoi fushata e takimeve informative të cilat kanë për qëllim të njihen më nga afër me komunitetit e IT-së si dhe ti ftojë ata ti bashkohen kësaj gare.

Takimet informative të mbajtura në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tetovë, Durrës, Gjakovë, Shkodër, Korçë, Ulqin dhe Pejë u finalizuan më 29 Mars.

Më 31 Mars përfaqësuesit e garës shpallen të mbyllura aplikimet në shtatë kategoritë e kësaj gare: ICT Inovacioni i VititICT Mobiliteti i VititICT Diploma e VititICT Ylli në NgritjeFemra në ICT, ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe Cyber Security.