LIVE: Dueli Botërorit, dita e 21-të

E publikuar: 05/07/2018 05:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në RTV Dukagjini transmetohet emisioni i radhës i Duelit Botëror që i kushtohet Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.

Tashmë ka përfunduar faza e 1/8 së finales dhe janë caktuar të gjitha duelet çerekfinaliste që do të zhvillohen të premten dhe të shtunën.

Kujtojmë që të premten Uruguai do të luajë kundër Francës, ndërsa Brazili ka për kundërshtar Belgjikën. Ndeshjet e të shtunës zhvillohen ndërmjet Suedisë dhe Anglisë, si dhe ajo ndërmjet Rusisë dhe Kroacisë.

Mysafirët e emisionit të sotëm (e mërkurë) janë:

Ismet Munishi (trajner/analist)

Bylbyl Sokoli (trajner/analist)

Edita Sopjani (këngëtare)

Dukagjin Rudari (redaktor i sportit)

Emisioni Dueli Botëror transmetohet çdo ditë nga ora 22:30 në RTV Dukagjini, ndërsa udhëhiqet nga Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi. /Telegrafi/