LIVE: Dita e fundit e afatit kalimtar ‘Janar 2018’

E publikuar: 31/01/2018 04:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ligat kryesore evropiane, La Liga, Serie A, Liga Premier, Bundesliga dhe Ligue 1, janë në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit për vitin 2018.

Duke qenë se kanë mbetur edhe shumë marrëveshje të pambaruara, në orët në vazhdim klubet do t’i bëjnë përpjekjet e fundit për t’i realizuar transferimet që i kanë planifikuar.

Si gjithmonë, Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e transferimeve, kësaj radhe me një mbulim special prej 24 orësh.

Lajme Live

1 orë më parë

Ajaxi rivalizon Werderin për Rashicën

Gjatë ditës së martë u raportua se Milot Rashica është afër kalimit te Werder Bremeni për një shifër rreth 10 milionë euro.

Festa e Reshicës te goli ndaj Ajaxit në shtator të 2017

Por, TuttoMercatoWeb.com, ka befasuar të gjithë duke thënë se për yllin shqiptar të Vitesses është futur në garë edhe Ajaxi. Sipas burimit të lartpërmendur interesimi i gjigantëve holandez është shumë serioz.

2 orë më parë

Pak statistika… Paratë e shpenzuara në mbrojtje:

Krahasim real, por aq edhe qesharak

Man City: 320.4 milionë euro

Shteti i Letonisë: 319 milionë

Shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës: 285 milionë

Shteti i Armenisë: 256.5 milionë

Shteti i Paraguait: 165 milionë

Shteti i Ganës: 137 milionë euro

Kështu Man City renditet në vendin e 94 në botë për Buxhetin në Mbrojtje

2 orë më parë

Blind në radarin e Romës

Klubi nga kryeqyteti italian ka shfaqur interesim për 27-vjeçarin holandez dhe sipas Mirror tashmë kanë filluar bisedimet mes klubeve.

2 orë më parë

Newcastle e interesuar të bëjë blerje të mëdha

Sipas ‘Telegraph’, Newcastle Unitedi ka shfaqur interesim për dyshen Eliaquim Mangala dhe Islam Slimani.

2 orë më parë

Rashica afër kalimit te Werder Bremeni nga Vittese

Sulmuesi nga Kosova pritet të nënshkruajë kontratë me klubin gjerman për katër vite e gjysmë, ndërsa për kartonin e tij klubi holandez pritet të përfitojë rreth 10 milionë euro.

Me këtë rast Rashica do të bëhej një nga shitjet më të mëdha në histori të Vitteses.

Çmimi minimal i marrëveshjes mund të jetë shtatë milionë, maksimal dhjetë (Getty Images)

3 orë më parë

Formacioni më i mirë i transferimeve të janarit

Goal‘ ka përpiluar formacionin më të mirë me lojtarët që janë transferuar në afatin kalimtar të janarit nga data 1 deri në atë 30, pra nuk përfshihen transferimet e ditës së sotme.

3 orë më parë

Leicesteri i vendos çmim Mahrezit

Manchester City dëshiron me çdo kusht Riyad Mahrezin, por sipas Daily Star për ta marrë anësorin nuk do të jetë aspak e lehtë. Leicesteri nuk do ta shes atë nëse City nuk paguan 80 milionë euro.

3 orë më parë

Ibra te La Galaxy?

Sipas L’Eqiupes, sulmuesi i Manchester Unitedit ka marrëveshje transferimi me LA Galaxy dhe ajo është arritur që në ditët e para të janarit.

3 orë më parë

West Hami dëshiron Amadoun

West Haimi ka bërë një ofertë për Ibrahim Amadou e Lilles. 2.2 milionë eruo si huazim, por me obligim blerje për 16 milionë të tjerë gjatë verës.

3 orë më parë

Zyrtare: Zarate huazohet te Watfordi

Klubi anglez ka njoftuar se ka huazuar argjentinasin e famshëm Mauro Zaraten nga Velez Sarsfield.

3 orë më parë

Moura është i Tottenhamit

Sipas ‘Daily Telegraph’, Tottenham Hotspuri ka arritur marrëveshje me Lucas Mouran për rreth 30 milionë euro. Zyrtarizimi pritet të vijë në orët e para të mëngjesit.

3 orë më parë

Zyrtare: Mata rinovon me Unitedin

Spanjolli ka rinovuar kontratën me Djajtë e Kuq deri në qershor të 2019.

4 orë më parë

Zyrtare: Bartra kalon nga Borussia Dortmund te Real Betis

Mbrojtësi spanjoll Marc Batra  është kthyer në Spanjë, duke nënshkruar për Real Betisin.

Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin andaluzian, duke u larguar nga Borussia Dortmund.

4 orë më parë

Zyrtare: Sandro kalon te Sevilla

Klubi andaluzian ka arritur të nënshkruajë me sulmuesin Sandro që vjen nga Evertoni.

Sevilla e ka marrë sulmuesi në formë huazimi deri në fund të sezonit.

4 orë më parë

Zyrtare: Chelsea ka nënshkruar me Emersonin

Chelsea e ka zyrtarizuar ardhjen e Emerson Palmieri në orët e vonona të mbrëmjes, duke e transferuar nga Roma. 

Mbrojtësi 23-vjeçar ka nënshkruar për katër vite e gjysmë, ndërsa do ta bartë fanellën me numrin 33.

LEXONI LAJMIN E PLOTË

4 orë më parë

Agjenti i Pastores: Huazimi te Interi, i pamundur

Agjenti i Javier Pastores ka thënë se është i pamunduar huazimi i klientit të tij nga Paris Saint-Germaini te Interi.

(Foto: Getty Images)

Marcelo Simonian, përfaqësuesi i mesfushorit argjentinas, ndodhet në Milano për të biseduar me Nerazzurrët, mirëpo duket se nuk do të ndodhë transferimi në këtë afat kalimtar.

LEXONI LAJMIN E PLOTË

4 orë më parë

Interi ka refuzuar 65 milionë euro për Skriniarin

Interi ka kohë që ishte në kërkim të një mbrojtësi të ri dhe të fortë dhe ardhja e Milan Skriniar i kishte përmbushur pritshmëritë.   

Agjenti i mbrojtësit ka thënë se për lojtarin e tij ka pasur oferta deri nga 60 deri në 65 milionë euro, por që Interi i ka refuzuar.

LEXONI LAJMIN E PLOTË

4 orë më parë

Në pritje të zyrtarizimit të Rashicës te Werder Bremeni

Milot Rashica te Werder Bremen duket praktikisht e kryer, pasi edhe vet klubi ka lëshuar komunikatë.

LEXONI LAJMIN E PLOTË