Lista Serbe tregohet qesharake në reagimin e saj për pikat shitëse në veri

E publikuar: 01/07/2019 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lista Serbe ka reaguar në mënyrë qesharake ndaj vendimit të fundi të Qverisë së Kosovës për vendosjen e pikave shitëse në veri.

Ajo e ka quajtur këtë vendim si nxitës për përhapje e urrejtjes kombëtare, racore, fetare dhe etnike, shkruan Indeksonline.

“Sot Prishtina ka akuzuar zotin Ivan Todosijevic, edhe një herë duke e demonstruar fuqinë dhe duke përdorur dhunë institucionale për të disiplinuar popullin serb.”, ishte thënë fillimisht në reagimin e Listës Serbe.

Tutje, ata shtuan se Kosova nuk i është përgjigjur një numri të krimeve kundër serbëve.

“Gjithashtu, 16 muaj dhe askush nuk ka qenë i ndjekur penalisht për rrahjen dhe rrëmbimin e Drejtori e Zyrës për Kosovë (Marko Gjuriq).”, shtuan tutje në reagimin e tyre.

Në fund ata thanë se asnjë liderë shqiptarë me asnjë lloj force nuk mund që t’i bindin serbët ta pranojnë një histori, sipas tyre të rreme, në të cilën serbët janë kriminelë.