Lista Serbe po nëpërkëmbë Kuvendin, mban peng votat për demarkacionin (Video)

E publikuar: 18/02/2018 19:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kadri Veseli të premten pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se nuk do të lejohet nëpërkëmbja e Kuvendit të Kosovës. Por kjo po ndodh.

Lista Serbe është bërë shkak që seanca e Kuvendit për demarkacion të shtyhet për të martën, raporton KTV.

10 deputetët e kësaj partie bashkë me 3 ministrat serbë po mungojnë tash e sa ditë në mbledhje e organizime shtetërore për pavarësinë.

Megjithëkëtë, zëvendëskryeministri Hoxhaj i ka thënë Kohavisionit se të gjithë partnerët e koalicionit, përfshirë Listën Serbe, do ta votojnë marrëveshjen.

Në anën tjetër, partia opozitare, LDK, ka rikonfirmuar mbështetjen e plotë

deputetëve të tyre për votë PRO për demarkacion.

“LDK-ja, si partia kryesore në vend dhe me grupin më të madh parlamentar e përcaktues në këtë proces, me votën unanime të deputetëve të saj, në Kuvendin e Kosovës, do të hapë dyert për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, thuhet në një komunikatë për media”, thuhet në përgjigjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Optimist rreth demarkacionit gjatë ditës është shprehur kongresisti amerikan, Eliot Engel.

“Kosova ka çështje të rëndësishme për të cilat duhet të punojë. Përgëzoj presidentit Hashim Thaçi dhe presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për marrëveshjen për demarkacioni dhe shpresoj se do të ratifikohet në Kuvend. Dëshiroj që kjo qeveri të përballet me korrupsionin, dëshiroj ta shoh një vend ku ka energji të pastër, të ketë një ushtri multietnike, prosperitet, demokraci dhe paqe”, ka thënë Engel.

Për mungesë të numrave, ka folur edhe shefi i kabinetit qeveritar, Ramush Haradinaj, që tha se shpreson që javën që vjen t’i bëjnë ata sa për ta kaluar marrëveshjen.