Lista Serbe në festën e Republikës Srpska në Banjallukë

E publikuar: 08/01/2019 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Republika Serbe e Bosnjë Hercegovinës nesër në Banjallukë kremton, siç e quan ajo, ditën e vet të shtetësisë, transmeton Koha.net.

Në këtë festë merr pjesë edhe delegacioni i Listës Serbe, parti parlamentare në Kosovë që tash e një kohë po bojkoton seancat parlamentare.

Delegacionit i prin kryetari i Listës Goran Rakiq.

Në festë do të jenë edhe zyrtarë të lartë të Serbisë.