Lista Serbe do të konsultohet me Vuçiqin para se të vendosë për pjesëmarrje në zgjedhje

E publikuar: 26/08/2019 19:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lista Serbe do të marrë vendimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme më 6 tetor në Kosovë, pas konsultimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe drejtorin e së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Nënkryetari i kësaj partie, Igor Simiq tha për Tanjug se konsultimet priten gjatë dhjetë ditëve të ardhshme në Beograd.

Simiq tha se të gjitha vendimet në lidhje me veprimet e Listës Serbe në terren dhe të popullit serb në Kosovë merren në konsultim me Beogradin.

“Periudha e ardhshme, siç ka thënë vazhdimisht presidenti Vuçiq, do të jetë turbulente dhe i bëjmë thirrje të gjithë serbëve t’i bashkëngjiten Listës Serbe”, tha Simiq.