Lista Serbe dhe komunitetet jo shumicë pro mocionit për rrëzimin e qeverisë

E publikuar: 25/03/2020 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiq, ka njoftuar se kjo parti do ta votojë rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Ne do të votojmë pro mocionit për mosbesimin ndaj qeverisë”.

Kete mocioni mosbesimi të iniciuar nga LDK-ja e përkrahën edhe komunitetet joshumicë në kuvend,transmeton Klankosova.

Albert Kinolli nga 6+ tha se nuk beson që vota e tyre do të jetë vendimtare për rrëzimin qeverisë, mirëpo e përkrahin mocionin.