Lista Serbe dënon sulmin ndaj djalit të Rashiqit, kërkon të mos i jepet ngjyrim politik

22.02.2021 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lista Serbe dënon sulmin ndaj djalit të Rashiqit, kërkon të mos i jepet ngjyrim politik

Lista Serbe ka dënuar sulmin fizik ndaj djalit të politikanit nga Graçanica, Nenad Rashiq, Nikolës.

Ky subjekt politik përmes një komunikate në Facebook, ka ftuar organet e kompetente që të hetojnë dhe të dënojnë ata që kryen këtë vepër.

Sipas njoftimit të babait të viktimës, Nenadit, djali i tij u sulmua nga rreth 30 persona afër shkollës në Llapnasellë me mjete të forta. Policia ka konfirmuar rastin dhe ka njoftuar se ka arrestuar tetë të dyshuar për këtë sulm.

“Lista Serbe dënon në mënyrën më të ashpër sulmin ndaj Nikola Rashiqit në Graçanicë. Ftojmë organet kompetente që në mënyrë sa më të shpejtë të kryejnë hetimet dhe përgjegjësve t’ua japin dënimin meritor.

Dënimi i përgjegjësve është obligim i të gjitha strukturave të Policisë dhe të gjyqësisë në Graçanicë, pa marrë parasysh se kush janë sulmuesit.

Lista Serbe fton të gjithë që të përmbahen nga konotacionet politike të këtij incidenti derisa organet kompetente të mos kryejnë hetimet”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Pak orë pas incidentit, zyrtari i lart i kësaj liste, Dalibor Jevtiq, përmes një postimi në Twitter e kishte akuzuar dhe fyer politikanin Nenad Rashiq, duke e quajtur “bixhozçi që u bën lajka shqiptarëve dhe u kërkon atyre ta votojnë për të shkatërruar Listën Serbe”.

Lista Serbe që nga themelimi ka pranuar se asnjë vendim nuk e merr pas konsultim me Beogradin zyrtar. Së fundi është akuzuar edhe se ka shtrembëruar vullnetin e pakicave tjera në Kosovë.

Rashiq, një politikan i moderuar serb, edhe më herët ishte ankuar se ka presione e kërcënime me jetë nga serbët, që sipas tij, dirigjohen nga Beogradi.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Lista Serbe dënon sulmin ndaj djalit të Rashiqit, kërkon të mos i jepet ngjyrim politik

Lista Serbe dënon sulmin ndaj djalit të Rashiqit, kërkon të mos i jepet ngjyrim politik

Ishte në veturën e përfshirë nga zjarri, Bajqinovci: Gati u dogja edhe unë

Ishte në veturën e përfshirë nga zjarri, Bajqinovci: Gati u dogja edhe unë

Abbott reagon pas rrahjes së djalit të Nenad Rashiq: Të gjenden shpejt kryesit e veprës

Abbott reagon pas rrahjes së djalit të Nenad Rashiq: Të gjenden shpejt kryesit e veprës

Kurti: Sulmi i të birit të Rashiqit është i organizuar, ai nuk iu nënshtrua kërcënimeve të Serbisë

Kurti: Sulmi i të birit të Rashiqit është i organizuar, ai nuk iu nënshtrua kërcënimeve të Serbisë

Rugova: Lutfi Haziri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në LDK, ne do ta mbështesim

Rugova: Lutfi Haziri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në LDK, ne do ta mbështesim

Djali i Nenad Rashiqit rrihet me çekiç nga 30 persona

Djali i Nenad Rashiqit rrihet me çekiç nga 30 persona

Rugova: Rezultati në zgjedhjet e 14 shkurtit debakël, e pritshme dorëheqja e Mustafës

Rugova: Rezultati në zgjedhjet e 14 shkurtit debakël, e pritshme dorëheqja e Mustafës

Arifi: Mbi 2 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 në Preshevë

Arifi: Mbi 2 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 në Preshevë

Sërish therje me thikë në Prizren

Sërish therje me thikë në Prizren

Polici i Kosovës i kthen qytetarit kuletën e humbur me 1 mijë e 200 euro

Polici i Kosovës i kthen qytetarit kuletën e humbur me 1 mijë e 200 euro

Maqedonia e V. në kërkim të ish-kreut të Policisë sekrete

Maqedonia e V. në kërkim të ish-kreut të Policisë sekrete

Vdes një person në Ferizaj, u godit me grusht në kokë pas një përleshje

Vdes një person në Ferizaj, u godit me grusht në kokë pas një përleshje

Osmani takon koordinatoren e OKB-së, flasin për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Osmani takon koordinatoren e OKB-së, flasin për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Gjendet trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi

Gjendet trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi

Shqipëria do të pranojë kontingjentin e ri të vaksinave të Pfizerit

Shqipëria do të pranojë kontingjentin e ri të vaksinave të Pfizerit

Tre të vdekur dhe 260 raste të reja me COVID-19

Tre të vdekur dhe 260 raste të reja me COVID-19