Lista e Portugalisë ndaj Italisë dhe Polonisë, mungon përsëri Ronaldo

E publikuar: 08/11/2018 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fernando Santos ka publikuar listën prej 25 futbollistëve për dy ndeshjet e radhës të Kombëtares së Portugalisë në muajin nëntor.

Portugalia do t’i zhvillojë dy ndeshje në muajin nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.

Së pari, portugezët do të udhëtojnë drejt Italisë më 17 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë e presin Poloninë në shtëpi.

Trajneri i Portugalisë, Santos ka publikuar listën prej 25 futbollistëve të ftuar dhe aty vërehet përsëri mbetja jashtë e yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldos.

Të tjerë emra të mëdhenj dhe të njohur janë pjesë e listës duke mos pasur befasi.

Skuadra e Portugalisë për ndeshjet ndaj Italisë dhe Polonisë:

Portierët: Rui Patricio, Beto, Claudio Ramos

Mbrojtësit: Cedric Soares, Joao Cancelo, Jose Fonte, Luis Neto, Pepe, Ruben Dias, Mario Rui, Raphael Guerreiro

Mesfushorët: Andre Gomes, Bruno Fernandes, Danilo Pereira, Joao Mario, Pizzi, Renato Sanches, Ruben Neves, William Carvalho

Sulmuesit: Bernardo Silva, Bruma, Goncalo Guedes, Rafa, Andre Silva, Eder

/Telegrafi/