Lista e Kandidatëve për Dekanë në Universitetin e Prishtinës!

E publikuar: 01/02/2016 09:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Universiteti i Prishtinës, nga e hëna hyn në një raund të ri të zgjedhjeve, atë për dekanët e njësive akademike.

Burime të “Kohës Ditore” bëjnë të ditur emrat e kandidatëve për postet e dekanëve nëpër disa fakultete.

Ata janë: Rrustem Asllanaj – Ekonomik, Enver Hamiti dhe Ahmet Shala – Inxhinieri Elektrike, Musa Selimi – Sporte, Suzana Manxhuka – Mjekësi, Haxhi Gashi – Juridik, Abdullah Zejnullahu – Ndërtimtari, Tahir Arbneshi –Shkenca Matematikore, Hasnije Ilazi dhe Bujar Dugolli –Filozofik, Ethem Çeku dhe Eda Vula – Edukim, Lindita Rugova – Filologjik, Hysni Osmani -Inxhineri Mekanike dhe Bedri Dragusha – Bujqësi.

Shumica prej tyre e kanë konfirmuar për gazetën kandidimin për postin e dekanit, dhe se presin që të propozohen dhe të votohen ditëve në vijim. Procedura për zgjedhjen e kandidatëve nis që nga zgjedhja e tyre në këshillat e fakulteteve.

Këta këshilla tashmë sapo janë zgjedhur dhe në takimet e tyre të para propozohen emrat e kandidatëve të mundshëm për dekanë. Kandidatët pastaj votohen, në mënyrë të fshehtë. Dhe kandidati më i votuar, zgjidhet dekan.