Lirohet eksperti i blockchain në këmbim të 1 milion dollarëve

E publikuar: 31/12/2017 18:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

The Guardian raportoi ditën e sotme se një punonjës i rrëmbyer i një burse britanike të monedhave kriptografike është liruar në këmbim të 1 milion dollarëve në bitcoin.

EXMO Financiare, kompania ku Pavel Lerner punonte, tha se eksperti i blockchain-it ishte rrëmbyer në Ukrainë.

Kompania tha se Lerner nuk është dëmtuar. “Aktualisht ai është i sigurtë pa ansjë dëm fizik,” shkruante kompania në uebsajtin e saj.

Ndërsa autoritetet janë duke hetuar rrëmbimin, mbetet i fshehtë identiteti i personi apo kompanisë që pagoi për lirimin e tij.

Puna e tij në EXMO nuk kishte të bënte me asete financiare dhe se bursa aktualisht po operon normalisht.

Mediat lokale raportuan se gjashtë persona të armatosur kishin rrëmbyer Lerner dhe futur në një makinë.

EXMO falënderoi komunitetin dhe median për mbështetjen e dhënë kompanisë dhe Lerner në këto momente të vështira. /PCWorld Albanian