Lirohen tre gazetarët kosovarë

E publikuar: 19/04/2016 20:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia maqedonase sapo ka liruar tre gazetarët e Gazetës Express Artan Haraqinë, Halil Halilin dhe Ilir Ajdinin, të cilët janë arrestuar sot në Shkup vetëm pse ishin duke marrë pamje pranë ndërtesës së Parlamentit të Maqedonisë. –

Ekipi i Gazetës Express, respektivisht “Zona Express”, ka qëndruar sot gjatë ditës në Kumanovë dhe Shkup, për të kryer xhirime rreth një dokumentari që ka të bëjë me ngjarjet e vitit të kaluar në Kumanovë.

Arrestimi i tre gazetarëve të Express, është bërë në orët e pasdites në kryeqytetin maqedonas, pavarësisht se autoritetet e atjeshme ishin të njoftuara për aktivitetin e tyre. Kryeredaktori Leonard Kerquki ka thënë se policia maqedonase nuk e ka lënë t’i afrohet stacionit policor ku janë mbajtur gazetarët.