Lirinë dhe shtetin, nuk i fituam aq lehtë për ti dhënë aq kollaj bre!

E publikuar: 01/12/2018 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Ardian Azemi

Kur e pyetën Hitlerin se cili popull sipas jush është populli më i keq, ai ishte përgjigjur; ai popull i cili më ka ndihmuar ta pushtoi vendin e tyre. Historia përsëritet.

Ne, duke refuzuar të jemi shtet, bile të paktën të prezantohemi si shtet, po pranojmë të okupohemi edhe politikisht edhe territorialisht. Në fakt, ne vazhdimisht kemi pranuar kështu, sepse gjithnjë jemi nënshtruar karshi çdo presioni ndërkombëtar, dhe thuajse çdo apetiti të Serbisë. Sot, veç pasojat e nënshtrimit shumëvjeçar po i vuajm.

Kur i dëgjon alamet zyrëtarët nga Bashkimi Evropian duke e përshëndetur Serbinë për përpjekjet që po i bënë për me i normalizua marrëdhëniet me Kosovën, dhe në të njëjtën kohë e sheh një Serbi e cila çdo ditë lobon kundër Kosovës, nuk lejon as zogjt nga Kosova me shfrytëzua hapësirën ajrore të saj, as targa e as mallra nga Kosova, as dokumente dhe as një shenjë të Republikës sonë, ndërsa në anën tjetër sheh në mes kryeqyteti automjete ne targa të Nishit e Beogradit, e sheh Kosovën tu bë përpjekje me çdo kusht të arrij marrëveshje, dhe kur sheh familjarë me lot në sy tani e 20 vjet për të afërmit e tyre të zhdukur, sinqerisht, të plas zemra. Të mblidhet një lëmsh në lukth e të vjen me sha çka është më keq, rrjedhimisht, 7 mijë nana!

Sikur ta fitonim lirinë pa sakrifica, e shtetin pa mund, deri në një masë ishte toleruar kjo që neve bashkë me Serbinë dhe Evropën po ia bëjmë popullit dhe shtetit tonë. Kosova ende vuan nga pasojat e luftës, madje do të vuaj me edhe shumë dekada. Ky vend e ky popull, nuk e meriton që për me i ngopë politikanët biznesmen, me u nënshtrua karshi çdo përpjekje nga kushdo qoftë me e çmontua lirinë dhe shtetin. Nuk ua kemi borgj bre, pse instistoni t’na zbehni këtë kashore dashni e shpresë që e kemi për vendin..?!

Është e dhimbshme lufta e ashpër kundër Ramush Haradinaj si kryeministër. Shpesh herë më shkon mendja mos e keni ngatërrua adresën, në vend që ti kundërpërgjigjeni politikës millosheviçiane kundër Kosovës, po e luftoni politikën që po e mbron Kosovën nga mendësia e vjetër politike serbe. Është shumë e vështirë për një njeri, ti bëjë ball gjithë këtij presioni nga Serbia, BE-ja, dhe nga brenda. Sinqerisht, robot të jetë, është problem, sepse e keqja është e madhe, sakaqë edhe mbështetësit e saj.

E kemi thënë se rrëzimi i qeverisë nuk paraqet asnjë problem për Ramushin si individ, por për Kosovën dhe proceset nëpër të cilat po kalojmë. E dini si i bjen kjo punë..? Ramushi është kundër prekjes së kufijve, e ka vendosur taksën dhe këmbëngulë të mos e heqë, është i padëgjushëm dhe hajdeni ta rrëzojmë në mënyrë që të kalon një vit deri në formimin e institucioneve të reja dhe brenda kësaj kohe ne mund të bëjmë kompromise me Serbinë dhe të arrijmë marrëveshje. Erdh kush erdh në qeverisje, për të është si “shuli” i derës së plakës.

Unë shpresoj shumë se këmbëngulësisë së kryeministrit Haradinaj për me mbrojtë shtetin, do ti bashkangjiten edhe Vetëvendosje dhe PSD, se për këto tjerat, veç i kanë frikën reagimit qytetarë se për sa e duan vendin dhe shtetin, sot e kishin heqë taksën dhe po sot kishin bë marrëveshje me Serbinë, pavarësisht me çfarë çmimi.