Lirim Kastrati: Dua të luaj për Kroacinë

E publikuar: 23/09/2018 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i përfaqësueses U-21, Lirim Kastrati, mund të mos vazhdojë rrugëtimin me përfaqësuesen A të Kosovës.

Sulmuesi 19 vjeçar vet konfirmoi dëshirën e tij për të mos luajtur për Kosovën në një prononcim për portalin më të madh kroat, Index.hr.

Kastrati mbrëmë shënoi golin e dytë të Lokomotiva Zagrebit në duelin ndaj Rijekas teksa skuadra e dytë e kryeqytetit kroat vazhdon rrugëtimin drejt titullit.

Kastrati ka shënuar pesë gola këtë edicion, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin kroat.

Kastrati me fanellën e Kosovës U21

Vet Kastrati në një prononcim pas ndeshjes për Index.hr thotë se dëshiron të luajë për Kroacinë, edhe pse ai është kontaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), që po luftojnë për të.

“Unë kam biseduar me njerëz nga të dy federatat, por nuk kam vendosur ende. Kam dëshir të luaj për Kroacinë. E di se nuk e kam pasaportën e Kroacisë, por për tri vjet mund ta marrë atë dhe më pas do të mund të luaj për ekipin kombëtar kroat”.

“Në Kroaci futbolli është më i mirë dhe më i fortë se në Kosovë dhe Shqipëri e vërtet do të më pëlqente të bart fanellën e Kroacisë”, u shpreh Kastrati për Sports News, citon Index.hr.

Kjo deklaratë e Kastratit është shokuese, sidomos për përfaqësuesen A të Kosovës që mund të ketë shpresuar në grumbullimin e sulmuesit në top formë për sfidat e radhës në Ligën e Kombeve.

Kastrati së fundmi luajti për përfaqësuesen e Kosovës U-21, ku ai asistoi në golin e Florent Hasanit ndaj Irlanëds, sfidë që përfundoi me barazim.

Deri tash, Kastrati ka luajtur për Shqipërinë U-17 dhe Kosovën U-19 dhe U-21, ndërkaq tash dëshira e vetme për përfaqësuesen A mbetet përfaqësuesja e Kroacisë. /Telegrafi/