Liridon Latifi me het-trik e dërgon Puskasin në çerekfinale

E publikuar: 26/02/2019 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liridon Latifi ka shpërthyer në futbollin hungarez, duke arritur të shënojë het-trik në ndeshjen që skuadra e Puskas Akademia fitoi 3-1 si mysafir i Paks.

Latifi ka luajtur si sulmues i vetëm në formacionin 4-2-3-1, duke treguar se është shumë i zoti edhe si sulmues zone.

Puskas fitoi 3-1, pasi ndeshjen e parë e kishte humbur 2-1 në shtëpi me 20 shkurt.

Goli i parë erdhi në minutën e 23-të, kur shqiptari e barazoi rezultatin, duke gjuajturat në mënyrë perfekt një goditje dënimi.

Në fundin të pjesës së parë, lojtari humbi një rast ideal për të dyfishuar epërsinë.

Latifi u kthye në lojë duke shënuar edhe dy herë tjera në minutat 75′ e 82′. Goli i tretë i treti i shqiptarit erdhi nga penalltia.

Numri i golave të sotme është i barabartë me golat që i ka shënuar prej se ka kaluar në këtë klub. /Telegrafi/