Liria kërkon pikët e para në kampionat, Drita për tu rikthyer te fitorja

E publikuar: 31/08/2018 10:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Java e tretë në elitën e futbollit kosovar do të startojë ditën e sotme (e premte), me ndeshjen Liria – Drita.

Liria ishte skuadra e fundit që i kishte shkaktuar Dritës humbje në kampionat, kur e kishte mposhtur me rezultat 2-0 me 13 shtator të vitit të kaluar.

Tani prizrenasit e kanë nisur në mënyrë mjaftë të keqe këtë edicion, pasi në dy javët e para kanë pësuar po aq humbje.

‘Arpaxhikët’ nuk kanë shijuar ende pikët e para dhe një gjë të tillë do të synojnë ta bëjnë në ndeshjen ndaj Dritës.

Në anën tjetër, pas afro një viti, Drita ka pësuar humbjen e parë në kampionat ku është mposhtur si vendas 1-3 nga Flamurtari i Prishtinës.

Gjilanasit që janë pretendentë për titull të kampionit do të kërkojnë të kthehen te fitoret qysh në takim ndaj Lirisë.

Gjyqtari kryesor në këtë sfidë do të jetë Fatmir Tahiri, me ndihmësit Edmond Zeqiri dhe Imran Kabashi. /Telegrafi/