Liqeni i Badocit arrinë pikën maksimale të mbushjes

E publikuar: 14/03/2016 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, me anë të një njoftimi, ka treguar për gjendjen e Liqenit të Badovcit, pas rreshjeve të fundit.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë.

KUR ”Prishtina” sh.a. njofton opinionin e gjerë publik se, gjatë ditës së sotme edhe liqeni i Badocit prej nga furnizohen 30% e konsumatorëve me ujë të pijshëm, arrinë kuotën maksimale dhe ka filluar  të kapërderdhet.

Ua kujtojmë se liqeni i Batllavës është duke u kapërderdhur që nga dita e shtunë, 12 mars 2016.

KUR”Prishtina” sh.a.  mision e ka furnizimin me ujë të pijshëm me standardet e OBSH-së, maksimalizimin e kohës së furnizimit, largimin e ujërave të ndotura, si dhe mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit të ujit për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.

Ofrimi i shërbimeve cilësore dhe rritja e qëndrueshmërisë financiare të kompanisë është synimi ynë aktual dhe i së ardhmes.