Lippi trajner i ri i Milanit?

E publikuar: 30/04/2016 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marcello Lippi mund të jetë trajneri i ri i Milanit.

Skuadra nga është gati të bëhet me pronar të rinj – në formën e një konsorciumi kinez.

Marrja në dorë e klubit nga Gungzhou Evergrande, do të shkaktojë reforma të mëdha, përfshirë edhe në stafin teknik.

Mediet italiane raportojnë se strategu italian mund të bëhet trajner i kuqezinjve, që shkarkuan më herët këtë edicion Sinisa Mihajloviqin, për ta zëvendësuar me Christian Brochin.