Lionel Messi tashmë udhëheq i vetëm sa i përket het-trikave në Ligën e Kampionëve

E publikuar: 19/09/2018 00:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Argjentinasi magjik i Barcelonë, Lionel Messi ka arritur të shënojë tre gola në përballje me PSV-në.

Pas ndeshjes ai ka marr shumë vlerësime sidomos nga ana e trajnerit të tij Ernesto Valverde.

Argjentinasi ishte barazim me portugezin Cristiano Ronaldo, sa i përket het-trikëve, pasi të dy kishin nga shtatë.

Më tre golat e sotëm ylli i Barcelonës e ka dërguar numrin në tetë tregolësha.

Golin e parë Messi e shënoi nga goditja e dënimit, për të shënuar edhe dy herë të tjera, në pjesën e dytë.

Tashmë Messi numëron në total 48 het-trika në karrierën e tij.

Me golat e sotme ai ka arritur në 103 gola në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/