Lionel Messi efikas sa e gjithë skuadra e Real Madridit

E publikuar: 07/01/2019 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lionel Messi po zhvillon një sezon të hatashëm me Barcelonën.

Ai ka arritur të jetë vendimtar pothuajse në çdo ndeshje duke e dërguar Barcelonën në krye të La Ligas.

Ylli i Barcelonës shënoi në fitoren ndaj Getafes (2-1). Ky ishte goli i 16-të në këtë sezon në La Liga.

Ai po ashtu bëri një asistim shumë të bukur, duke e dërguar në 10 numrin e asistimeve.

Kjo i bie që në 26 gola të Barcelonës ai ka qenë vendimtar.

Ky numër është më i madh se sa golat e shënuar nga e gjithë skuadra e Real Madridit, këtë sezon, që janë 24.

Karim Benzema është golashënuesi kryesor i Los Blancos në La Liga, me shtatë gola.

Pas tij vijnë Gareth Bales dhe Sergio Ramos me nga katër gola secili.

Lionel Messi . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Këto shifra e shfaqin dukshëm mungesën e Cristiano Ronaldos te Real Madridi, i cili po zhvillon po ashtu një sezon shumë të mirë me Juventusin. /Telegrafi/