Linkedin bëhet rrjeti social i radhës që “vjedh” Snapchat Stories

E publikuar: 21/11/2018 12:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Linkedin është rrjeti social i radhës i cili vendosi ti bashkohet Facebook, Twitter, Instagram, Google dhe WhatsApp duke krijuar një kopje të Snapchat Stories.


Linkedin e quan “Student Voices” dhe janë qartësisht një kopje e historive të Snapchat të cilat fituan popullaritet të lartë në Instagram.

Ashtu si thuajse çdo sajt tjerë shumë popullor, Linkedin do ta përdorë veçorinë për të tërhequr moshat e reja. Në këtë rast janë studentët dhe të sapo diplomuarit.


Studentët do të shohin një flluskë në krye të faqes së shkollës dhe shkollave pranë. Kur e klikojnë do të shohin një video të shkurtër të studentëve dhe zhvillimeve të tyre akademike dhe profesionale.

Megjithatë ky funksion i ri ka një fokus specifik dhe thuajse nuk ka të bëjë fare me Snapchat.

Një diferencë mes historive të Snapchat dhe atyre që shfaqen në Linkedin është fakti se këto të fundit nuk fshihen pas një periudhe kohore. /PCWorld Albanian