Linja e re e autobusit Prishtinë-Aeroport, mërgimtarët të kënaqur (Video)

01.05.2019 18:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Linja e re e autobusit Prishtinë-Aeroport, mërgimtarët të kënaqur (Video)

Nga Prishtina qytetarët do të kenë mundësi të udhëtojnë me autobusët e Trafikut urban për në aeroportin “Adem Jashari” për 3 euro. Kjo linjë do të jetë e përditshme. Ndërsa u premtua që në të ardhmen do të ketë edhe linjë të tramvajit.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka zgjedhur që udhëtimin në linjën e parë të autobusëve nga Prishtina për në Aeroportin “Adem Jashari” ta bëjë bashkë me fëmijët e tij.

Ai tregoi edhe planin se si do të mbulohet linja e re.

“Tash e kemi edhe mundësinë si trafik urban. I kemi autobusët, por mund të marrim edhe autobusë të rinj apo të marrim me qira nëse është e nevojshme për këtë linjë”, deklaroi Ahmeti.

Rexhep Kadriu nga Ministria e Infrastrukturës theksoi rëndësinë e kësaj linje dhe në të njëjtën kohë shprehu angazhimin e Ministrisë për të mundësuar edhe një linjë të tramvajit që do të mundësojë qarkullimin edhe më të shpejtë të qytetarëve, duke kritikuar qeverisjen e kaluar.

“Me siguri se deri tan nuk ka pasur vullnet politikë. Kjo realisht është e pakuptimtë. Ne jemi në punë për qytetarët. Kryetari Ahmeti është ulur me ministrin Lekaj dhe kanë zgjidhur këtë çështje”, deklaroi Kadriu.

E, atyre që ju bie më shumë të përdorin këtë transport, megjithëse të vonuar po e shohin si të nevojshme këtë linjë qarkullimi.

“Jam udhëtar i shpeshtë dhe shfrytëzoj Aeroportin e Prishtinës pothuajse çdo javë. Kjo iniciative e Komunës së Prishtinës është e mirëseardhur dhe ka qenë dëshirë e kamotshme e bashkatdhetarëve tanë që udhëtojnë përmes Aeroportit të Prishtinës”, deklaroi për RTV Dukagjinin Naim Shabani.

“Unë jam duke shkuar në Budapest, sot isha në Prizren e pash në dritaren e autobusit që ishte linjë për aeroport. Për çmimin është normale, për mua së paku kjo pasi që taksi është më shtrenjtë”, deklaroi një turistë i huaj.

Nga qendra e Prishtinës, do të ketë linjë të përditshme dhe çdo orë, duke filluar nga ora 3 e mëngjesit deri në orën 22. Bilat për një drejtim, kushton 3 euro. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kryetari i Kamenicës rezulton pozitiv me koronavirus

Kryetari i Kamenicës rezulton pozitiv me koronavirus

Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, shqyrtohet projektligji për huamarrje i Kosovës

Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, shqyrtohet projektligji për huamarrje i Kosovës

Vazhdon përhapja e Covid-19 në Kosovë, 754 raste aktive

Vazhdon përhapja e Covid-19 në Kosovë, 754 raste aktive

Çfarë pret Lajçak nga Hoti dhe çfarë shkroi për takimin me Thaçin

Çfarë pret Lajçak nga Hoti dhe çfarë shkroi për takimin me Thaçin

Në qoftë se vendi shkon në zgjedhje, këto janë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë

Në qoftë se vendi shkon në zgjedhje, këto janë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë

Vjosa Osmani tregon se a do ta lë LDK’në që të shkojë në VV

Vjosa Osmani tregon se a do ta lë LDK’në që të shkojë në VV

Të gjitha rrugët në komunën e Preshevës do të mbajnë emra në gjuhën shqipe

Të gjitha rrugët në komunën e Preshevës do të mbajnë emra në gjuhën shqipe

Osmani: Në asnjë moment nuk jam penduar që nuk votova Hotin, kjo nuk është qeveri e LDK’së

Osmani: Në asnjë moment nuk jam penduar që nuk votova Hotin, kjo nuk është qeveri e LDK’së

Policia jep detaje rreth ngjarjes tragjike ku humben jetën dy fëmijë

Policia jep detaje rreth ngjarjes tragjike ku humben jetën dy fëmijë

Mustafa: Fatmir Rexhepi më befasoi, nuk prisja që të votonte kundër Hotit

Mustafa: Fatmir Rexhepi më befasoi, nuk prisja që të votonte kundër Hotit

​Mustafa për Osmanin: Ata që kundërshtojnë vendimet e partisë, s’mund të mbajnë poste drejtuese

​Mustafa për Osmanin: Ata që kundërshtojnë vendimet e partisë, s’mund të mbajnë poste drejtuese

Shkup: Rritja e rasteve me COVID-19, si pasojë “e testimeve të shumta”

Shkup: Rritja e rasteve me COVID-19, si pasojë “e testimeve të shumta”

Surroi: Problem real mund të jetë që Rusia të kërkojë të jetë e pranishme në dialog

Surroi: Problem real mund të jetë që Rusia të kërkojë të jetë e pranishme në dialog

Ish-ambasadori Spahiu: Është luks për Kosovën të bëj eksperimente në raport me SHBA-të

Ish-ambasadori Spahiu: Është luks për Kosovën të bëj eksperimente në raport me SHBA-të

Në 16 lagje të Prishtinës ka të prekur me Covid-19

Në 16 lagje të Prishtinës ka të prekur me Covid-19

Hoti reagon për vdekjen tragjike të dy fëmijëve në Milloshevë të Obiliqit

Hoti reagon për vdekjen tragjike të dy fëmijëve në Milloshevë të Obiliqit