Linda, transgjinorja shqiptare rrëfehet në Top Show

E publikuar: 21/10/2016 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndryshimi i gjinisë ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së bisedave të përditshme dhe të  mediave rozë në përgjithësi.

E tillë do të jetë dhe historia e transgjinores shqiptare  Linda, me profesion modele dhe grimiere, e cila jeton prej vitesh në Itali.

Në daljen e parë publike të saj, në Top Show Magazinë, Rei rrëfen fëmijërinë e saj, momentin kur kuptoi se ishte një femër në trupin e një mashkulli, nëse ishte zgjedhja e saj për të qenë femër dhe si e mori vendimin për të ndryshuar gjininë.

Modelja 29 vjeçare do të shuajë kureshtjen për paragjykimet që ekzistojnë për të, mohimin prej babait dhe si e shikon Shqipërinë e vitit 2016, tanimë si trasngjinore në krahasim me vitin 1999, kur ajo u largua si mashkull.

/tch/