Linda refuzoi të këndojë playback, ndërpret koncertin e Eurovisionit në Amsterdam (Video)

E publikuar: 10/04/2017 12:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja Lindita Halimi, ka nisur turin e saj promovues të këngës “World” me të cilën do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision.

Ndalesa e parë e saj gjatë vikendit ka qenë eventi “Eurovision in Concert” në Amsterdam, një event ky i cili i paraprinë festivalit europian e që ishin prezent 34 përfaqesues nga 43 pjesëmarrës sa janë gjithësej këtë vit në festival.

Përfaqesuesja shqiptare, ka dalë në skenën e “Eurovision in Concert”, por pas disa sekondash ajo ka ndërprerë përformancën e saj, pasi refuzoj të këndoj playback.

Në video shihet Lindita me një veshje mjaft ekstavagante, duke kërkuar që të ndalet kënga, pasi ajo refuzon të këndojë playback, e duke thënë se këtu këndohet live.

Pas kësaj publiku ka nisur ta duartrokas gjestin e këngëtares kosovare dhe më pas ka nisur këndimi live.

Ky gjest i Linditës është pritur mirë nga fansat e Eurovisionit, ndërsa në sondazhe është duke u radhitur e treta si performanca më e mirë në këtë event.

Kujtojmë që Shqipëria do të prezentohet në Eurovision në natën e parë më 9 maj, ku Lindita do të këndoj e katërta me radhë.