Linda Morina sherr mes artistësh, detyrohen ta heqin nga programi (VIDEO)

E publikuar: 20/01/2017 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Linda Morina, si duket edhe këtë vit do të vazhdojë ta mbajë primatin e femrave më të përfolura në portalet shqiptare.

Më këngët dedikuese për emra të ndryshëm, e deklarata për jetën e saj e artistë tjerë, Linda ka arritur që të bëhet pjesë edhe e organizimeve festive për vitin e ri.

Një i tillë ishte njëri nga programet e televizionit 21 ku Linda me praninë e saj thuhet të ketë krijuar atmosferë, por jo për të gjithë të ftuarit.

Prania e Lindës mësohet të ketë habitur dhe nervozuar disa nga artistët të cilët kanë reaguar për praninë e saj aty.

Kjo si duket ka qenë edhe arsyeja që në transmetim mos të shfaqet pjesa ku performon Linda.

Express Rozë, iu sjell disa pamje të patransmetuara ku Linda ka vallëzuar në ketë program.