Linda Halimi sjell në mënyrë të përsosur versionin e saj të këngës “Hello” /VIDEO

E publikuar: 04/02/2016 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja kosovare Linda Halimi ka kënduar në versionin e saj këngën që bëri bujë këtë vit, “Hello” të këngëtares Adele.

Edhe pse nuk ka vokalin e Adele, ajo arrin ta interpretojë mjaft mirë këngën.

Linda mbrëmë ka kënduar “My kind of love” nga Emeli Sande, e cila i ka siguruar asaj një vend në 48-të garuesit më të mirë të këtij sezoni, duke kaluar me sukses fazën e katërt.

https://www.youtube.com/watch?v=vtD9edpSdu4