Lind “përbindëshi” tjetër me dy koka. Çka po ndodh në Shqipëri? (Foto)

E publikuar: 13/03/2017 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas publikimit të lajmit të parë, ku ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit ka lindur një viç me dy koka, një tjetër rast është publikuar ditën e sotme nga JOQ.

Bëhet fjalë për një tjetër viç të lindur me dy koka, i cili nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ngordhur, ndërsa lopa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Raportuesja ka bërë me dije për JOQ.al se viçi ka lindur në fshatin Havalesa të Kuçovës dhe kjo është hera e dytë që banorët shikojnë një “përbindësh” të tillë.

“Ky lindi sot dhe para 20 minutash ngordhi. Na ruajttë Zoti! Ça s’po shohim e dëgjojmë kohët e fundit”, – shkruan raportuesja.