Linçimi akt i turpshëm i të gjithë atyre që e bëjnë!

E publikuar: 04/05/2020 18:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Emrush Thaçi

Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës!
Kosova është përballë shumë sfidave:

1. COCID 19, ballafaqim me një pandemie e cila kërkon discipline;

2. Jemi para një kollapsi ekonomik, para falimentimit si shtet;

3. Para një rrugëtimi të pasigurt politikë me lider të të gjitha partive të ngritur në forma dhe kauza aspak reale (frejshme) për të qenë një lider, duke shtypur të diturin dhe duke ecur mbi të “verbërit” ata që besojnë në premtime boshe të politikave të analfabetëve politikë!

4. Jemi para një sfide ku bisedimet janë të pashmbangëshme me armikun e përbetuar, i cili ka ditur që në këtë kohë ta shtri ndikimin aq mirë në politikën e Kosovës, ku projektuesit e kësaj janë vetë politika e Kosovës e menaxhuar nga të paditurit dhe të pabesët (të gjithë pa dallim);

5. Brenda Kosovës janë aq shumë musafir të pa ftuar, që duan ta rrënojnë shtetin ton, e ne po bëjmë sehir, e po merremi me hajgarellëk politik se kush po del me i fort në fund të ditës;

6. Asnjëherë nuk ishin në gjendje të kenë një unitet për cështje të shtetit, andaj në këtë situate ku edhe jemi katandisur do duhej të ikin në shtëpi të gjithë të ju lëshon rrugen atyre që vërtet kanë guximin dhe sinqeritetin që vërtet e duan shtetin dhe popullin e tyre, e këta….kanë bërë përqarje sa që qytetarët janë ndarë në disa grupime politike duke linuçar njëri tjetrin në baza politike pa llogaritur dëmin që mund të ketë dhe do të ketë Kosova;

7. Asnjëherë nuk patëm një prokurori apo gjykatë efiakse e cila ndjek, të gjitha të bëmet që po i bëhen këtij shteti e populli i cili është nënë mëshirën e qiellit…

Të nderuar qytetarë të Kosovës ndalëni linçimet, ndaleni gjuhen e urrejtjes, denoni keqëbërësit përmes votës së juaj, mendone njëherë që partit politike janë një rrjedhë e një lumi të turbullt që nuk pihet por vetëm ju zhytëni në të e për tu pastru duhet gjenerata, e njejta situatë sikur ata që aq shumë e deshën dhe punuan për ish regjimin famëkeq dhe sot me njëqind veprime spo munden të pastrohen se nuk ka rrjedhë lumi, as detërgjent që i pastron!

Të nderuar qytetarë të Kosovës e gjithë elita politike pa prejashtim kanë kauza të rrejshme, janë të djallëzuar, kanë premtime të rrejshmë, shikoni njëherë kush na përfaqëson në kuvend njërëz të cilët shumica nga ta janë analfabetë politikë!

Me respekt
Emrush Thaçi