Limaj vizitoi MPB-në dhe QKMK-në

E publikuar: 12/04/2019 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, z. Fatmir Limaj, ka vizituar Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku u prit nga ministri Ekrem Mustafa dhe zëvendësministri z. Isa Xhemajlaj, i cili njeherit është edhe Koordinator Nacional i Strategjisë për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Gjatë këtij takimi, z. Limaj gjithashtu ka vizituar edhe Qendrën Kosovare për Menaxhimin e Kufirit, e cila është në kuadër të MPB-së.

Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, falënderoi zëvendëskryeministrin Limaj për vizitën e bërë në MPB dhe QKMK.

Ai theksoi se QKMK është Qendër e rëndësishme për nivelin e sigurisë së Kosovës.

“Zëvendëskryeministri premtoi përkrahje. Ne çdo herë i kemi pasur përkrahje dhe nuk kemi pasur ngecje asnjëherë. Kjo është Qendër shembull për rajon”, tha ministri Mustafa.

Ndërsa z. Limaj tha se të gjithë kufijtë shtetëror duhet të mbikëqyren dhe të sigurohet jeta e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim z. Limaj i ofroi përkrahjen e mëtejmë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për MPB-në dhe QKMK-në./Infosot/